Aksioni i Inspekcionit të Komunës së Prishtinës për largimin e shitësve ilegalë po vazhdon. Këtë e ka bërë të ditur Adonis Tahiri, drejtor i Inspekcionit.

Tahiri ka shkruar në Facebook se në rrugën “Ilir Konushevci” kanë larguar shitësit ilegalë të gëlqeres, drurëve dhe qymyrit.

“Në rrugën “Ilir Konushevci”, pranë hekurudhës, janë larguar sot shitësit ilegalë të gëlqeres, drurëve dhe qymyrit. Ajo hapësirë po trajtohet nga kompanitë përgjegjëse në mënyrë që të pastrohet dhe të sanohen dëmet e shkaktuara. Hortikultura do ta bëjë gjelbërimin Për rend dhe rregull në kryeqytet, gjobat po janë të pashmangshme”, ka shkruar Tahiri.