Komuna e Vushtrrisë vendos kamera të sigurisë në qytet

Komuna e Vushtrrisë ka vendosur kamera të sigurisë në disa rrugë kryesore.

Në njoftimin e komunës thuhet se në të gjithë qytetin janë vendosur 30 kamera të sigurisë, në mënyrë që të ketë siguri më të madhe në rrugët e qytetit.

Këto kamera të sigurisë do të monitorohen nga Stacioni i Policisë dhe nga Komuna e Vushtrrisë.

Ndërkaq, kohë më parë, misioni i OSBE-së kishte pajisur me kamera të sigurisë edhe disa shkolla të Kosovës.

Kjo bëhet në kuadër të parandalimit të incidenteve, dhe identifikimin më të lehtë të autorëve.