Fli, pite, mantia e krelan në drekën e zyrës për barazi gjinore në Vushtrri
Në komunën e Vushtrrisë janë shpenzuar 500 euro për dy dreka me ushqime tradicionale.
Në faturat e siguruara nga KALLXO.com, gjatë këtyre dy drekavë jana ngrënë ushqime të ndryshme prej brumeve.
Këto dreka ishin shtruar nga zyra për barazi gjinore në këtë komunë dhe drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Vushtrrisë.
Në drekën e shtruar nga Zyra për Barazi Gjinore ishin porositur 2 tepsia fli të cilat kishin kushtuar në total 50 euro.
Përvec flisë, në këtë drekë nuk kishin munguar as pitet. Me para të buxhetit të komunës ishin porositur 2 tepsia me pite të ndryshme, që në total kishin kushtuar 30 euro apo 15 euro për copë.
Ndërsa 45 euro ishin shpenzuar për 3 tepsia me mantia dhe 30 euro për dy krelana misri.
Flia, krelana e pitet zakonisht hahen me turshia e djath. Në këtë drekë, zyrtarët komunal të Vushtrrisë ishin përkujdesur që t’i blejnë edhe djath edhe turshi. Në total dreka e kësaj zyre kishte kushtuar 200 euro dhe ishte shtuar në dhjetor të 2017.
Ndërsa rreth 8 muaj më vonë, në Korrik të 2018, drekë më ushqime tradicionale kishte shtruar edhe Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në këtë komunë, mirëpo e cila kishte kushtuar 100 euro më shumë.
300 euro të buxhetit të Komunës ishin shpenzuar për 3 flija që në total kishin kushtuar 75 euro, 3 pite 45 euro, e 5 tepsia mantia me vlerë totale 75 euro.
Sikurse në drekën e parë, as këtu nuk kishte munguar krelana e misrit, ku ishin porositur 2 tepsia me vlerë totale 30 euro.







