Komuna e Vushtrrisë do t’i kompensojë qytetarët e prekur nga vërshimet

Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, në shumë komuna në vend ka pasur vërshime.

Për shkak të vërshimeve, Komuna e Vushtrisë tashmë ka shpallë gjendje të emergjencës civile në Vushtrri.

Kryetar i kësaj komune Xhafer Tahiri, në një lidhje direkte në emisionin Frontal, ka thënë se do të mundohen të kompensojnë familjet që kanë pasur probleme për shkak të vërshimeve.

Ai ka thënë se komuna nuk do të ketë mundësi të kompensojë 100 për qind qytetarët.

“Ne do të mundohemi të ndajmë buxhet për familjet qe kënë pasur probleme. Komuna nuk ka buxhet të kompensojë 100 për qind dëmin. Zakonisht merret vendim për të kompensuar 20 për qind sepse buxheti është i limituar”, ka thënë ai.