Komuna e Suharekës shpenzon 2800€ për t’i ngjyrosur 14 dyer

Operatori ekonomik “OK GROUP” e cila është në pronësi të familjarëve të militantit të AAK-së, Visar Kuqit, është kontraktuar dhe është paguar nga Komuna për të furnizuar shkollën “Skender Luarasi” me 14 dyer, por një gjë e tillë nuk është bërë nga ky operator ekonomik, mosfurnzimin me dyer të reja e ka zëvendësuar me ngjyrosjen e 14 dyerve të vjetra dhe ky shërbim me këtë manipulim nuk është ndaluar as nga ana e shkollës e as nga ana e Komunës.

Kështu bën të ditur Lëvizja Vetëvendosje, dega në Suharekë.

“Kjo është vetëm njëra nga mënyrat e se si është duke u keqpërdorur paraja e taksapaguesve Therandas nga Kryetari i Komunës me ndihmen e militantëve të tij përmes manipulimeve në paramasa të tenderëve”, thekson kjo parti. /Ballkani.info/