Komuna e Suharekës organizon aktivitete vetëdijesuese për “Ditën Botërore Kundër Duanit”

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka mirëpritur nxënësit e Shkollës së Mesme “Skënder Luarasi”,  në rastin e Ditës Botërore pa Duhan, raporton Ballkani.info.

Muharremaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se kanë organizuar disa aktivitete.

Një mollë e fitova duke ua dhënë paketimin e cigareve  nxënësve të Shkollës së Mesme “Skënder Luarasi”, në një aktivitet shumë atraktiv. Sot është Dita Botërore kundër Duhanit. Nga  viti  1987, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe partnerët organizojnë Ditën Botërore pa Duhan”, ka shkruar ai.

Sipas tij qëllimi ke kësaj dite është rritja informimi dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve të Komunës së Suahrekës.

“Qëllimi i kësaj dite është rritja e informimit dhe ndërgjegjësimit të popullatës lidhur me rreziqet që sjellë duhanpirja, si dhe ndërmarrja e politikave efektive me qëllim uljen e prodhimit dhe përdorimit të tij”, ka shkruar Muahrremaj.

Postimi i plotë: