Komuna e Skenderajt i rrënon dhunshëm objektin “Unitetit”, punëtorët e pastrimit mbesin në rrugë

Komuna e Skënderajt sot ka filluar rrënimin e objektit të ndërmarrjes “Uniteti” në Skenderaj, ku siç shihet edhe ne foto pjesë te mëdha të objektit janë rrënuar.

Mësohet se punëtorët e “Unitetit” kanë tentuar ta pengojnë rrënimin, por janë kërcënuar nga drejtuesit e Komunës, i cili ka thënë se është urdhër nga kryetar Bekim Jashari dhe nënkryetari Nuredin Lushtaku.

Pas këtij rrënimi “Uniteti” në Skenderaj përveç se a mbetur pa zyre, ka mbetur edhe pa garazhe për rregullimin e automjeteve te stërvjetëruara që i ka.