Komuna e Shtimes ndan 100.000 euro për luftimin e pandemisë

Është mbajtur mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Shtimes.

Kjo seancë u mbajt në Shtëpinë e Kulturës, për shkak të respektimin të masave mbrojtëse dhe ruajtjes së distances.

Kuvendi komunal i Shtimes, njëzëri ka miratuar edhe Propozim – Vendimin për ndarjen e mjeteve prej 100.000 euro, që kanë të bëjnë me luftimin e pandemisë në komunën e Shtimes. /ballkani.info/

Njoftimi i plotë:

U mbajt Mbledhja e Jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës. Mbledhjen e udhëheqi kryesuesja e Kuvendit, Medina Brahaj, në mbledhje mori pjesë kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli.

Kryesuesja Brahaj, fillimisht ka falenderuar të gjitha Institucionet Komunale, shëndetsore, të sigurisë, organizatat dhe shoqatat, donatorët e vullnetarët si dhe gjithë ata që po angazhohen që kjo pandemi të tejkalohet me sa më pak pasoja, kryesuesja Brahaj bëri të ditur se seanca e sotme po mbahet në Shtëpinë e Kulturës, për shkak të respektimin të masave mbrojtëse dhe ruajtjes së distances.