Komuna e Rahovecit, ka shpërndarë edhe 70 pajisje bujqësore për bujqit e kësaj komune, raporton Ballkani.info.
Këtë e ka bërë të ditur kreu i kësaj komune, Smajl Latifi, teksa ka thënë se nga ky projekt kanë përfituar 804 fermerë.
Postimi i plotë i tij:
Për bujqit rahovecas sot janë shpërndarë edhe 70 pajisje bujqësore
Sot, bashkë me drejtorin e bujqësisë Berat Durakun, nënkryetarin Fatmir Iska dhe bashkëpunëtorë, kemi vazhduar me procesin e shpërndarjes së mekanizmit bujqësor për 70 përfitues në projektin: “Furnizim me mekanizëm bujqësor” – me pjesëmarrje, nga i cili projekt kanë përfituar gjithsesj 804 fermerë.
Mekanizmat bujqësor të cilët janë shpërndarë sot janë:
45 – pllugj dy krahësh dhe
25 – motokultivatorë
Pra, gjithsej: 70 fermerë përfitues për mekanizëm bujqësor, kanë pranuar sot pajisjet e tyre.
Fermerë të nderuar,
Ju informojmë se shpërndarja do të vazhdojë në javët në vijim, varësisht si do të kenë mundësi të furnizimit operatorët ekonomik që kanë kontratë me komunën e Rahovecit.
Urime për të gjithë përfituesit!
T’i gëzoni!
SL







