Komuna e Prizrenit e “hap” zemrën, ua fal borxhet mbi 6 mijë bizneseve

Për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike dhe përballjes me pandeminë, Komuna e Prizrenit ka ofruar faljen e borxheve të vjetra për mbi 6 mijë biznese.

Kështu u shpreh drejtoresha e Financave në Komunën e Prizrenit, Leonora Çerreti.

Ajo për RTV BESA u shpreh se vendimi është marrë vitin e kaluar. Çerreti tregoi që nga viti nga viti 2001 deri në vitin 2013 nuk ka asnjë kusht për falje.

Totali i këtyre borxheve të falura kap shumën prej 1 milion e 57 mijë euro.

“Me vendimin që e kemi marrë vitin e kalum për faljen e obligimeve të bizneseve për ushtrimin e veprimtarisë, pra taksa që ka qenë e ngarkuar që prej vitit 2001. Ne kemi bërë një falje prej rreth 1 milion e 57mijë ku nga kjo falje përfitojnë 6098 biznese.

Bizneset po lajmërohen për të përfituar prej kësaj falje. Për momentin jemi duke bërë verifikimin e të gjithë data bazës mirëpo për fat të mirë bizneset po lajmërohen.

Nga viti 2001 deri në vitin 2013 nuk ka asnjë kusht për falje në mënyrë automatike e bëjmë faljen e tyre kurse nga viti 2014 deri në 2019 bëhet falja e 70% pra falje e pjesërishme”.