Komuna e Prishtinës rregullon shtegun për vrapim në Taukbahqe

Pas kërkesave të shumta të klubeve sportive për një shteg për vrapim në lagjen Taukbahqe Komuna e Prishtinës njofton se Drejtoria për Sport në një afat shumë të shkurtë e ka përfunduar shtegun për vrapim të balancuar.

“Një intervenim i vogël por shumë domethënës për sportin dhe sportistët. Mbetemi të përkushtuar për ngritjen e cilësisë dhe krijimin e kushteve sa më të mira të infrastrukturës sportive në Kryeqytet”, thuhet në njoftimin e kësaj Komune.