KOMUNA

Komuna e Prishtinës njofton për gjendjen e rrugëve

Prishtina është mbuluar nga bora mëngjesin e sotëm.

Ndërkohë tani Komuna e Prishtinës ka dërguar në terren kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve.

“Kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve, me të gjitha kapacitetet e tyre, janë në terren. Deri tani, raportohet për gjendje të mire, si në rrugët e qytetit, ashtu edhe në rrugët kryesore të fshatrave”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në njoftimin e komunë kërkohet nga qytetarët të kenë kujdes në vozitje.

Kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve, me të gjitha kapacitetet e tyre, janë në terren. Deri tani, raportohet për gjendje të mire, si në rrugët e qytetit, ashtu edhe në rrugët kryesore të fshatrave.

Megjithatë, kujdes në vozitje!

Qendra e thirrjeve e hapur 24/7, në numrin 038/245-777.