Komuna e Prishtinës ka njoftuar se Drejtoria e Shëndetësisë ka nisur kontrollet mjekësore për nxënësit e kryeqytetit.
Kryeqyteti tha se vizitat sistematike nisën në 47 shkolla të Prishtinës për rreth 9000 nxënës.
“Bashkë me ekipet e kujdesit parësor shëndetësor, po përcjellim gjendjen e nxënësve dhe po identifikojmë me kohë çdo shqetësim të mundshëm”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.







