Komuna e Prishtinës ndan mbi 2 milionë euro për 20 përqindëshin e punëtorëve të tjegullores

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka mbajtur një seancë të jashtëzakonshme.

Në këtë seancë me shumicë votash u miratua propozim-vendimi i ekzekutivit të Komunës së Prishtinës që ish-punëtorëve të tjegullores “IMN Kosova” t’u ndahen 2 milion e 321 mijë e 623 euro.

Këto para do të ndahen për pagesën e këstit të dytë për 20 për qindëshin e punëtorëve në llogari të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për shpronësimin e kësaj ndërmarrje.