Komuna e Prishtinës ndalon qarkullimin e trotinetëve elektrikë në sheshe

Komuna e Prishtinës ka vendosur të ndalojë qarkullimin e trotinetëve elektrikë në sheshet e kryeqytetit.

Këtë vendim e ka bërë të ditur nënkryetari i kësaj komune, Alban Zogaj, përmes një postimi në Facebook.

“Me vendim të kryetarit, kemi ndaluar qarkullimin e trotineteve elektrike në sheshet e Prishtinës, dhe në vendet ku ka frekuentim të madh këmbësorësh! Kjo masë e domosdoshme është marrë deri në votimin e rregullores e cila është duke u punuar”, ka shkruar Zogaj.

Postimi i plotë:

Me vendim të Kryetarit, kemi ndaluar qarkullimin e trotinetëve elektrik në sheshet e Prishtinës, dhe në vendet ku ka frekuentim të madh këmbësorësh! Kjo masë e domosdoshme është marrë deri në votimin e rregullores e cila është duke u punuar.

#Prishtina #EScooter