Aksion

Komuna e Prishtinës ka një njoftim të rëndësishëm për shitësit

Komuna e Prishtinës ka njoftuar të gjithë shitësit të cilët operojnë në hapësirat publike, në trotuare dhe rrugë, në afërsi të tregjeve në qendër të qytetit dhe në lagjen Ulpiana, se brenda periudhës kohore prej datës 08.07.2022 deri më 24.07.2022 duhet të lirojnë këto hapësira me qëllim që të njëjtat të shfrytëzohen për çfarë edhe janë të destinuara.

Pas datës 24.07.2022, Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës do të fillojë aksionin edhe nën asistencën e policisë së Kosovës për lirimin e këtyre hapësirave, rrugëve dhe trotuareve.
Hapësirat që duhet të lirohen në afërsi të Tregut të Gjelbër në Qendër të qytetit, përfshijnë rrugët dhe trotuaret si në vijim:• Rruga “Ilaz Agushi”

• Rruga “Ylfete Humolli”
• Rruga “Xhemail Prishtina”
Ndërsa, rrugët dhe trotuaret që duhet të lirohen në afërsi të tregut të gjelbër në Ulpianë janë:
• Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
• Rruga “Imzotë Nikë Prela” dhe,
• Rruga “Zija Shemsiu”

“Luten të gjithë shitësit që përgjatë kësaj periudhe të bëjnë zgjidhje të ligjshme duke u sistemuar brenda ambienteve zyrtare të këtyre dy tregjeve për shkak se pas datës së lartëcekur, në asnjë mënyrë nuk do të lejohen të operojnë jashtë ambienteve të këtyre dy tregjeve, saktësisht, askund në hapësira publike brenda kryeqytetit.
Komuna e Prishtinës pret mirëkuptimin e të gjithë shitësve për këtë vendim, për shkak se ky vendim do të ndihmojë sado pak qëllimin tonë të përbashkët, transformimin e Prishtinës”, thuhet në njoftim.