Komuna e Prishtinës jep donacion 38 automjete për FSK-në

Nënkryetari Muhedin Nushi nga Komuna e Prishitnës së bashku me Rozafa Ukimeraj sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Mbrojtjës kanë nënshkruar memorandum të mirëkuptimit.

Subjekt i këtij memorandumi është dhënia e donacionit prej 38 automjeteve jo funksionale që gjenden në Autoparkun e Komunës së Prishtinës në Fushë Kosovë, për nevojat e Qendrës Ndërkombëtare Trajnuese të Kërkim Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti përmes një statusi në Facebook.

“Komuna e Prishtinës ka gjithmonë gatitshmërinë për dhënien e donacioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Ahmeti.