Prishtinë

Komuna e Prishtinës alarmon: Ka rritje të rasteve me koronavirus, keni kujdes

Komuna e Prishtinës ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët që të vazhdojnë të ketë kujdes në mënyrë që të parandalohet përhapja e pandemisë Covid-19.

Madje, në këtë thirrje, ka alarmuar se pas lehtësimit të masave janë rritur rastet me koronavirus.

“Pas javës së parë të lehtësimit të masave, jemi dëshmitarë të rritjes sadopak të numrit të rasteve me #covid19. E kjo na rikujton se duhet të vazhdojmë që të i zbatojmë me kujdes të gjitha masat mbrojtëse sipas udhëzimeve të IKShP-së. Edhe pak kohë vazhdo #rriNshpi që shumë shpejtë të dalim e të e shijojmë pranverën plot në Prishtinë”, thuhet në postimin e Komunës së Prishtinës.

Ndërkaq, vetëm në 24 orët e kaluara nga gjithsej 11 raste të reja të cilat u konfirmuan nga IKSHPK’ja, dy prej tyre u registruan në komunën e Prishtinës.