Komuna e Prishtinës e dënon Ujësjellësin

Komuna e Prishtinës e dënon Ujësjellësin për 13 intervenime rrugore.

Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka thënë se Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” është dënuar nga kjo drejtori.

Këtë e bëri ai të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

Tahiri shtoi se inspektimet do të vazhdojnë të bëhen në të gjitha pjesët e qytetit.

“Sot është dënuar Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”, për shkak të 13 intervenimeve që i kanë bërë në infrastrukturën rrugore, dhe nuk e kanë kthyer terrenin ne gjendjen e mëparshme”.

“Do të vazhdojmë me inspektime në të gjitha pjesët e qytetit, dhe kudo që hasim raste të tilla, do të ndërmarrim masa. Kompanitë publike rajonale, do duhej të ishin shumë më të përgjegjshme karshi qytetarëve të Kryeqytetit, ku edhe inkasimi i të hyrave të tyre është maksimal”, ka shkruar Tahiri.

loading…