Pronarë të dhjetëra kioskave që janë të vendosura në rrugën kryesore të qytetit të Podujevës “Zahir Pajaziti”, nuk po pajtohen me vendimin e Drejtorisë së Inspektoratit për t’i larguar këto objekte nga hapësira publike.

Ata thonë se komuna nuk ka kurrfarë të drejte për t’ua hequr këto kioske, pasi para gjashtë vjetësh i kishin shkëputur kontratat me të, kur Gjykata Supreme kishte marrë vendim që hapësira ku është ndërtuar objekti që ishte i dedikuar për Shtëpi të Kulturës (që gjendet prapa kioskave) i takon një pronari privat.

Mirëpo komuna e Podujevës ka dhënë datën 18 mars 2019 si datë të fundit kur duhet të largohen këto objekte. Në njoftimin e komunës thuhet se “Mbetemi të përkushtuar që të mbrojmë dhe të stimulojmë zhvillimin e të gjitha bizneseve në komunën tonë, por mbi të gjitha jemi të interesuar që të mbrojmë interesin publik të qytetarëve tanë me realizimin e të gjitha projekteve të parapara”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Drejtorisë së Inspeksionit.

Për më shumë më posht e gjeni të plotë njoftimin e kësaj drejtorie: