Komuna e Pejës sqaron prerjen e drunjve në sheshin “Korzo”

Ditë më parë kanë filluar punimet në rregullimin e sheshit kryesor në Pejë apo i njohur ndryshe si “Korzo”. Por, me fillimin e këtyre punimeve kanë reaguar qytetarë të asaj ane për shkak se në projektin e sheshit të ri parashihet prerja e drunjve dhe zëvendësimi i tyre me të ri. Reagimet e qytetarëve kanë filluar në rrjete sociale, këtij reagimi i’u kanë bashkangjitur dhe organizata locale të shoqërisë civile.

Në lidhje me këto reagime ka folur shefi i kabinetit të kryetarit Gazmend Muhaxheri, Durim Sheremeti, i cili për Ballkani.info tha se prerja e këtyre drunjve është pjesë e këtij projekti.

“Ditë më parë ëshë bërë publike projekti i rikonstruktuimit të sheshit të Pejës, ku të gjithë qytetarët e kanë pare se çka do të përmbajë ky projekt”, ka thënë Sheremeti

Ai më tej ka siguruar qytetarët e Pejës së drunjtë e prerë do të zëvendësohen me të ri, prerja është dashur të ndodhë për shkak të rregullimit të kanalizimit për ujëra atmosferik dhe ujëra të zeza, se ka ndodhur shumë shpesh ëe të ketë vërshime në atë pjesë për shkak të rreshjeve.

“Mundem me i siguru qytetaret e Pejës se, ato drunjtë të cilët janë prerë apo hequr, mund të them se ka qenë e nevojshme ti heqim drunjtë nga sheshi, për shkak të planit të kanalizimit dhe të ujërave të zeza, sepse ka qenë jashtëzakonisht e vështirë të mengjohet kanalizimi në atë pjesë, kanalizimi i ujërave atmosferik dhe ujërave fekal, kemi parë se qendra e qytetit ka qenë çdo her e rrezikuar nga vërshimet ndaj edhe infrastrukturën nëntoksore e kemi planifiku, gjithashtu edhe pjesa sipërfaqësore do të mbulohet me kalldrëm. Gjelbërimi është njëri prej segmenteve më të rëndësishëm në projektin e ri, dhe pemtë do të zëvendësohen përsëri dhe do të mbjellen pemë të reja, të maturuara të mëdhaja edhe do të shtohet pjesa e gjelbërimit, dhe në fund të projektit do të jetë një pamje të re ”, ka shtuar Sheremeti për Ballkani.info.