Komuna e Pejës shpërblen me tender djalin e bashkëpartiakut të Gazmend Muhaxherit DOKUMENT

Biznesmeni nga Peja, që është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, po vazhdon t’ia shoh hajrinë partisë së tij, pavarësisht disa tentimeve të dështuara për t’u bërë deputet i Kuvendit.

Komuna e Pejës, që udhëhiqet nga Gazmend Muhaxheri i LDK-së, ia ka jap tenderin birit të Brahim Selimajt.

Isa Selimaj që është pronar i kompanisë “N.P.T.  Art- Com”, ka fituar tenderin në vlerë prej 23 mijë e 500 euro për “Rregullimin e infrastrukturës në Çarshinë Gjatë në Pejë (P.N.P.P.NJ.K)”, raporton Ballkani.info.

Ballkani.info ka siguruar kontratën e nënshkruar në mes Komunës së Pejës dhe kompanisë “N.P.T.  Art-Com”, pronar i së cilës është Isa Selimaj.

Në dosjen e tenderit thuhet se kontrata ka qenë e negociuar dhe numri i tenderëve ka qenë vetëm një.  

Kontrata në mes Operatorin Ekonomik “N.P.T.  Art – Com”, dhe Komunës së Pejës është nënshkruar më 09.08.2019.

Brahim Selimaj, që është biznesmen nga Peja dhe pjesë e LDK-së, ka fituar kontrata edhe më herët në Komunën e Pejës me kompaninë e tij që merret kryesisht me përpunimin e gurit dhe mermerit dekorativ. /Ballkani.info/