Komuna e Mitrovicës mbetet pa rrymë, dyshohet se dikush i preu kabllot

Që nga mbrëmja e së dielës, Komuna e Mitrovicës ka mbetur pa rrymë. Shkak për këtë po del të jetë dëmtimi i kabllos kryesore.

Kjo është bërë e ditur përmes faqes “Jepi zë 02” në Facebook ku kanë treguar se si ka ndodhur ngjarja.

E se Komuna ka mbetur pa rrymë e ka konfirmuar zëdhënësja Blerina Kastrati. Ajo ka thënë vetëm se nuk ka rrymë, duke sugjeruar të bisedohet me KEDS-in për detaje.

“Aktualisht nuk kemi rrymë. Me herët më njoftuan se paska problem me rrymë. Ndoshta KEDS mund të njoftojë më shumë”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, Policia e Kosovës në Mitrovicë kanë konfirmuar rastin, duke shtuar se janë duke kryer hetime.

“Po, ka ndodhur një rast i tillë dje. Policia është duke bërë hetime”, ka thënë policia.

loading…