Komuna e Malishevës parasheh 36 mijë euro për servisimin e 24 veturave DOKUMENT

Komuna e udhëhequr nga Ragip Begaj parasheh shpenzimin e 36 mijë eurove për servisimin e 24 veturave të Komunës.

Në tenderin që e kanë shpallur, kjo komunë ka planifikuar këtë shumë parash ta shpenzojë brenda vitit.

“Do të servisohen automjetet e KK-Malishevës, SHZSH-së, QPS-së dhe QKMF-së.  Do të servisohen automjetet e KK-Malishevës, SHZSH-së, QPS-së me gjithsej 24 automjete zyrtare”, thuhet në dosjen e tenderit, raporton Ballkani.info.

Procedura është e hapur dhe ofertat do të hapen më 24 mars të këtij viti në ora 14:30 në zyrën e prokurimit të kësaj komune.

Kushtet për pjesëmarrje në tender kjo komunë i ka vendosur standarde, që Operatori Ekonomik duhet të ketë qarkullim financiar në tri vitet e shkuara nga data e njoftimit për kontratë minimum

55 mijë euro, nuk duhet të ketë borxhe në ATK dhe operatoret ekonomik pjesëmarrës duhet të ketë realizuara me sukses kontrata për shërbime të njëjta në tri vitet e fundit nga data e publikimit të njoftimit për kontratë – minimumi një (1) kontratë. /Ballkani.info/