Komuna e la në harresë, një qytetar gjilanas e pastron vullnetarisht shtatoren e Agim Ramadanit (FOTO)

Shtatorja e ish-komandantit të UÇK-së, Agim Ramadani, në Gjilan është kritikuar për një kohë të gjatë se nuk është pastruar nga komuna.

Kjo kishte ngjallur reagime të shumta tek qytetarët, të cilët kanë kritikuar përgjegjësit rreth kësaj çështje.

Në anën tjetër, sot një qytetar gjilanas vullnetarisht ka zgjedhur që të pastrojë shtatoren e heroit të kombit, duke marrë disa pajisje të thjeshta që të kryejë punë.

Pamjet janë dërguar nga një lexues i Ballkani.info, i cili ka thënë se shtatorja ka pasur kohë që nuk ishte pastruar derisa ky qytetar ka zgjedhur që këtë punë ta bëjë vullnetarisht. /Ballkani.info