Komuna e Junikut përmes një video-mesazhi ka paraqitur disa nga punët që janë realizuar me sukses gjatë vitit 2023. Ndërsa ka falënderuar të gjithë qytetarët junikas për besimin dhe bashkëpunimin me kryetarin e e komunës Ruzhdi Shehu.

“Faleminderit të gjithë qytetarëve junikas për besimin, bashkëpunimin dhe përkrahjen që e kanë dhënë gjatë vitit 2023 për kryetarin e Komunës së Junikut z. Ruzhdi Shehu dhe ekipit të tij qeverisës si dhe zyrtarëve komunal në përgjithësi”, thuhet në njoftim.

“Të bashkuar do të vazhdojmë edhe në 2024 me shumë punë dhe projekte tjera për të mirën e Komunës së Junikut dhe të gjithë junikasve pa dallim”, thuhet në njoftimin e komunës.