Komuna e Junikut ka nënshkruar marrëveshje binjakëzimi me komunën Nuthe Urstromtal- Gjermani.

Pas një vizite të suksesshme tre-ditore nga delegacioni gjerman, kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, dhe kryetari i Komunës Nuthe Urstromtal, Stefan Scheddin, kanë nënshkruar zyrtarisht marrëveshjen e binjakëzimit mes dy komunave.

Siç bëhet e ditur, kjo marrëveshje e binjakëzimit është një arritje e bashkëpunimit të ngushtë dhe miqësisë mes dy komunave.

Njoftimi i plotë:

Komuna e Junikut nënshkruan marrëveshje binjakëzim me komunën Nuthe Urstromtal- Gjermani.

Të nderuar junikas,

Sot Komuna e Junikut ka arritur sukses e rradhës në fushën e bashkëpunimit ndërkomunal.

Pas një vizite të suksesshme tre-ditore nga delegacioni gjerman, kryetari i Komunës së Junikut, z. Ruzhdi Shehu, dhe kryetari i Komunës Nuthe Urstromtal, z. Stefan Scheddin, kanë nënshkruar zyrtarisht marrëveshjen e binjakëzimit mes dy komunave.

Pjesë e kësaj vizite ishin edhe znj.Jovita Galster-Döring, kryetarja e këshillit të komunës, z.Hartmut Schroder, koordinatorë për zhvillim politik dhe komunal, z.Sascha Schmidt, Inxhinier për infrastrukturë.

z.Mustaf Abazi, krytari i rrjetit të bizneseve për Gjermani, z.Fatos Xhafolli, nënkrytar i rrjetit të bizneseve, z.Burim Mehmeti, kryetar i rrjetit të bizneseve për Brandenburg.

Kjo marrëveshje e binjakëzimit është një arritje e bashkëpunimit të ngushtë dhe miqësisë mes dy komunave dhe shpresojmë që ky bashkëpunim do të sjellë shumë avantazhe për të dyja palët në të ardhmen.

Na priftë e mbara!