Komuna e Junikut ka pranuar mirënjohje të veçantë për bashkëpunimin e ngushtë dhe angazhimin e vazhdueshëm në projektin DEMOS, duke dëshmuar përkushtim në ndërtimin e një qeverisjeje transparente, gjithëpërfshirëse dhe të orientuar drejt qytetarit.
Ky vlerësim pasqyron faktin se procesi i hartimit të buxhetit komunal është realizuar në përputhje me kërkesat dhe nevojat e qytetarëve të Junikut, duke siguruar që çdo vendim të reflektojë prioritetet e qytetarëve të Junikut.
Përmes një qasjeje të hapur dhe bashkëpunuese, Komuna e Junikut ka forcuar bashkëpunimin me qytetarët duke garantuar një proces planifikues të përgjegjshëm në aspektin shoqëror dhe gjinor.
Komuna e Junikut mbetet e përkushtuar të jetë gjithmonë pranë qytetarëve të saj, duke ndërtuar politika zhvillimore të qëndrueshme dhe duke ofruar shërbime cilësore në përputhje me pritjet e komunitetit, thuhet në njoftim. /Ballkani.info/







