Dorentina Hasani

Komuna e Gjilanit mbështet nënat lehona për fëmijët e lindur në këtë vit

Për herë të dytë Komuna e Gjilanit ka vendosur të mbështes nënat lehona për fëmijët e lindur gjatë këtij viti.

Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit, tha se po vazhdon mbështetja për lehonat.

Sipas tij kjo po bëhet për të gjithë fëmijët e lindur nga data 01 janar 2024 e tutje.
Lindja e parë – 100 euro, lindja e dytë – 200 euro, lindja e tretë – 300 euro, lindja e katërt – 400 euro dhe lindja e pestë – 500 euro.

“Aplikimi mund të bëhet përgjatë gjith vitit, deri në muajin dhjetor 2024”, tha kryetari Hyseni.

Doruntina Hasani, drejtoresh për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale, thotë ky vendim po bëhet me qëllim të mbështetjes së nënave lehona.

“Kemi vendosur tè subvencionojmë me nga 100 euro për çdo lindje. Kjo është për fëmijët e lindur nga 1 janari i këtij viti deri me 31 dhjetor”, tha Hasani.

Drejtoresha bënë thirrje publike për aplikim për mbështetje finaneiare për nënat lehona banore të Komunēs së Gjilanit.