Komuna e Gjilanit blen dru për shkolla, paguan 30 euro më shumë për çdo metër

Çmimet e druve në Kosovë kanë shënuar një ngritje në krahasim me muajt e kaluar për shkak të sezonit të dimrit. Aktualisht, një metër dru kushton prej 50, 60 e deri 70 euro.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ka një dallueshmëri në çmimet e druve varësisht prej llojit. Druri i llojit Bung ka një çmim mesatar prej 67.33 euro ndërsa Ahu blihet në vlerë të 50 eurove një metër.

Por, Komuna e Gjilanit shpenzoi më shumë për t’i ngrohur nxënësit në shkolla gjatë dimrit. Qeverisja e Vetëvendosjes pagoi 30 euro më shumë për çdo metër. Saktësisht 93 euro për 1 metër dru. E cila në treg shitet rreth 60 deri në 65 euro.

Për këtë veprim të pushtetit në Gjilan, ka reaguar edhe ish-kandidati i pavarur për kryetar të kësaj komune, Lulzim Behxheti.

Behxheti iu drejtua kryetarit Alban Hyseni, me fjalët “a e ki përnime?”.

Tutje, ai kërkoi nga kryetarit Hyseni të dorqhiqet nga detyra, nëse nuk ka sit ë arsyetohet për këtë veprim.

“Kryetar, a ki me na kallxu najshka per qet hesap? Nese s’ki, sa s’ka ardh dimni, kursena eurot tona e mathja n’shpi. Mos i haro mi mar me veti bylykbasht e tu. Qelsat pe din ku mi lon, te baskija”, ka shkruar Behxheti.