Kryetari i Komunë së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka njoftuar se janë dhënë 170 bursa bursa në vlerë nga 400 euro për studentët meritor të kësaj komune.
Ramosaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se mbështetja e të rinjëve do të jetë prioritet e qeverisjes.
“Duke pasur parasysh nevojat dhe sfidat e studentëve dhe për të ju krijuar atyre mundësi më të mira financiare për mbulimin e shpenzimeve të studimeve, me një planifikim të duhur buxhetor dhe me hartimin e rregullores për ndarjen e bursave, kemi arritur ta rrisim numrin e përfituesve dhe vlerën e bursës komunale.Ky është edhe një premtim i dhënë para qytetarëve, i cili tash e katër vite po përmbushet”, ka thënë ai.
Postimi i plotë:







