Komshiu ndërton tunelin e tradhtisë për të takuar të dashurën, por i ndodh e papritura

Një histori e pazakontë tradhtie dhe dashurie është zbuluar ditët e fundit në mediat në Meksikë, ku një murator kishte ndërtuar një tunel poshtë shtëpisë së tij, i cili lidhej me shtëpinë e fqinjës së tij të martuar, të cilën e kishte të dashur.

Muratori i njohur me emrin Alberto kishte arritur të ndërtonte vendkalimin sekret për të takuar të dashurën e tij Pamela në qytetin e Villas del Prado në Tijuana, ndërsa bashkëshorti i saj ishte në punë si roje sigurie.

Çifti ja kishte dalë të mbante sekrete lidhjen jashtëmartesore derisa një ditë burri i Pamelës i zbuloi pasi u kthye herët në shtëpi.

Jorge pa dikë në banesë që më pas u zhduk dhe më pas gjeti pas kolltukut një tunel të cilin pas e ndoqi e çoi në banesën e fqinjit të tij Alberto.