Gjendja shëndetsore

Komplikohet gjendja shëndetësore e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq

Gjendja shëndetësore e ish komandantit te Ushtrisë së Republika Sërbe dhe kriminelit të dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid në enklaven e mbrojtur të Srebrenicës ku u vranë mbi 8000 civilë të pafajshëm thuhet se është përkeqësuar ditëve të fundit. Sipas pohimeve të te birit të tij, Mlladiq ka probleme me diabet dhe mos funksionim të veshkave kështu që i është rrezikuar jeta, por zyrtarët e Gjykatës Speciale të Hagës nuk janë prononcuar lidhur me këtë.

Mlladiq është dënuar pasi qëndroi për shumë vite në arrati nëpër territorin e Serbisë.

Dënimi i tij u prit me gëzim nga boshnjakët, por jo edhe nga serbët e Bosnjës të cilët ende e konsiderojnë si hero Mlladiqin përkundër krimeve të tij kundër njerëzimit.

Muajin e kaluar në Bosnjë, Reprezentuesi i Lartë dërgoi përpara ligjin për dënimin e personave që mohojnë gjenocidin.