Komplikime nga operacionet plastike, Cardi B anulon koncertin

Cardi B ka anuluar koncertin në Maryland dhe e gjithë kjo për shkak të operacioneve plastike.

Cardi B anuloi koncertin në Memorialin e Ditës së Përkujtimit në Maryland, “TMZ” ka mësuar se është e gjitha për shkak të pasojave nga opercionet e fundit plastike që ajo ka bërë.

Koncerti në festivalin “92Q Spring Bling” për të premtën në Baltimore është shtyrë për shkak të gjendjes shëndetësore të reperes, shkruan TMZ.

Burime të afërta me reperen tregojnë se ajo duhet të shërohet nga operimet e fundit në buzë dhe gjoks.

Thuhet se ajo duhet të rikuperohet, pasi nevojitet që të ënjtat t’i largohen nga trupi dhe të shërohet plotësisht.

Cardi B ka folur haptas kohët e fundit për operimet që iu është nënshtruar pas lindjes së foshnjës Kulture.