Kompleksi i Vrellës peng i mosmarrëveshjeve mes familjeve të dëshmorëve

Në Vrellë të Istogut ka dy vjet që kanë përfunduar punimet në kompleksin memorial.

Përurimin e tij që nga ajo kohë e ka lenë peng një mosmarrëveshje mes familjeve të atyre që dhanë gjakun për liri.

Familjarët e dëshmorëve nuk po pajtohen me përfshirjen e disa emrave në listën prej 60 personash.