AAplikacioni

Kompjuteri lexon edhe shqip, krijohet “Alexa” apo “Google Home” shqip

Për herë të parë gjuhën shqipe mund ta lexosh dhe ajo të shkruhet automatikisht në kompjuter.

Mund të jeni të mësuar me “voice-to-text” nga anglishtja, si “Alexa” apo “Google Home”, por kësaj radhe kjo është realizuar edhe për gjuhën shqipe dhe është një punë voluminoze e Betim Drenicës, një inxhinieri informatik nga Prishtina, dhe grupit të tij të punës.

Nëse kjo ju duket diçka e thjeshtë, gaboheni.

Qëllimi i Betimit ka qenë që ta bëjë shqipen miqësore dhe të kuptueshme nga kompjuterat.

Sot në botë ndërveprimi zanor me kompjuterat është diçka e zakonshme, por asnjë makineri nuk e njeh dhe nuk e proceson gjuhën shqipe.

Betimi ishte një nga finalistët e ICT Awards të para pak ditëve, në kategorinë e Inovacionit të Vitit.