Kompjuteri dhe ekrani i Apple që kushtojnë së bashku 11,000 dollarë dalin në shitje


Laptopi profesional i Apple Mac Pro do të shitet duk filluar nga data 10 Dhjetor për 6,000 dollarë. Lajmi vjen nga vetë kompania të cilin e ka postuar në uebsajtin e Mac Pro.

Më përpara Apple kishte thënë se Mac Pro dhe ekrani Pro Display HDR 5,000 dollarësh do të shiteshin në Dhjetor por pa një datë specifike.

Madje Mac Pro ishte përfolur që të mbërrinte në Vjeshtë. Ai vjen për të pasur gjeneratën e kaluar e cila nuk është përditësuar që prej 2013 dhe kishte një formë cilindrike jo shumë e thjeshtë për të shtuar komponentë të rinj.

Apple bëri ndryshime të mëdha me modelin e ri i cili ka një dizajn modular i lehtë për konsumatorët që duan të ndryshojnë pjesë individuale.

Mac Pro, prezantuar nga Apple në Qershor u dedikohet profesionistëve që kanë nevojë për një kompjuter që përballon detyra të rënda krahasuar me një konsumator mestar

Konkretisht kompjuter është për zhvilluesit e video lojërave, video editorëve apo analistëve të të dhënave. Ai ka procesor Intel Xeon me deri në 28 bërthama dhe kompania thotë që mund të përballojë deri në tre ekrane njëherazi me rezolucion 8K.