Kompania “Uniteti” në Vushtrri ka ndërprerë shërbimin për grumbullimin dhe heqjen e mbeturinave në këtë qytet

Si pasojë e refuzimit të vazhdueshëm të komunës së Vushtrrisë për nënshkrimin e marrëveshjes/kontratës së re, Kompania Rajonale për Menaxhimin e Mbeturinave “Uniteti” është e detyruar ta ndërprej shërbimin e grumbullimit dhe heqjes së mbeturinave në këtë qytet, thuhet në njoftimin e kompanisë Rajonale për Menaxhimin e Mbeturinave “Uniteti”.

Sipas tyre ky vendim është i bazuar edhe në Vendimin e Bordit të Drejtorëve të datës 05.07.2019, ku thuhet se toleranca e ofrimit të shërbimeve për komuna dhe institucione tjera pa kontratë ose marrëveshje është 15 ditë pune, përderisa KRM “Uniteti” është pa marrëveshje me komunën e Vushtrrisë prej datës 01.07.2019.

Ja njoftimi i plotë: