Kompania ndërtuese këput kabllon, rrezikohen banorët dhe Mati 1 mbetet pa rrymë (Video/Foto)

Në rrugën “Muharrem Fejza” ndërtuesit e banesave kanë këputur një kabllo të rrymës nga shtylla elektrike.

Banorët për Ballkani. Info pohuan se nga shtylla doli flakë ndërkaq rryma u ndal menjëherë në këtë lagje.

Si pasojë e kësaj në këtë rrugë është krijuar kolonë e gjatë në komunikacion.

Ballkani.info ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes.