Kompania ndërtuese bllokon trotuarin, Komuna e Prishtinës e dënon me 100 euro

Drejtori i Inspektoratit të Komunës së Prishtinës Adonis Tahiri përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se e ka dënuar një kompani ndërtimore në vlerë prej 100 eurove për shkak të bllokimit të trotuarit me materiale ndërtimore, në rrugën “Gazmend Zajmi”, në Prishtinë.

“Nuk mund të bllokohet trotuari, pa leje paraprake nga organi kompetent. Pala obligohet që brenda orës ta lirojë hapësirën”, ka shkruar Tahiri. /Ballkani.info/

loading…