Kompania e transferimit të shpejtë të parave që u palçkit është “MoneyGram”, nën kërcënimin e armës, të dyshuarit vodhën një shumë të parave

Policia e Kosovës kanë dhënë detaje për një grabitje që ka ndodhur në institucionin mikrofinanciar “MoneyGram”.

Agron Borovci, zëdhënës i PK-së, për IndeksOnline ka thënë se dy të dyshuar, njëri nga ta me armë zjarri, kanë vjedhur një shumë të caktuar monetare.

“Rreth orës 18:30 kemi pranuar informatën për një grabitje të ndodhur në në rrugën “Holgen Petersen” në Prishtinë, në një filiale të një kompanie për shërbime të shpejta të  transferimit të parave dhe shërbimeve të pagesave.

Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para dyshohet që dy të dyshuar së paku njëri nga ta i armatosur nën kërcënimin e armës  kanë grabitur nga aty një vlerë të caktuar monetare.

Aktualisht ka filluar ndërmarrja e veprimeve të nevojshme me fokus zbardhjen e rastit dhe identifikimin e të dyshuarve të mundshëm”, tha ai.

FOTO ILUSTRIM