Eksperimenti

Kompania e financuar nga Bill Gates lëshon mushkonjat e modifikuara gjenetikisht në Florida (fotot)

Një nga rezidentët lokalë tha se po u bëhej presion për të mos kundërshtuar lëshimin e mushkonjave që pritet të ndodhë së shpejti.

Kompania e bioteknologjisë e quajtur Oxitec, e financuar nga fondacioni i Bill Gates, do të lëshojë një masë të madhe mushkonjash të modifikuara gjenetisht në rajonin e  Florida Keys në SHBA, raporton rrjeti Futurism.com

Qëllimi i sipërmarrjes është deklaruar si reduktimi i popullatës së ‘Aedes aegypti’, një mushkonjë që mund të përhapë sëmundje si ethet afrikane dhe malaria, duke lëshuar një version të ndryshuar të insektit që nuk pickon dhe lind vetëm pasardhës meshkuj.

Rrjeti në fjalë njofton se fondacioni i Bill e Melinda Gates Foundation ka dhënë një donacion prej $4.1 milionë për Oxitec në vitin 2018 me qëllim “krijimin e një mushkonje që eliminon malarian në kontinentet amerikane, në Azinë Jugore dhe Afrikën Lindore”, ndërsa më herët fonacioni kishte dhënë $19.7 milionë për “një tjetër projekt ku merrte pjesë Oxitec.

Lëshimi i mushkonjave po kundërshtohet nga një numër i konsiderueshëm vendasish si dhe aktivistë të jashtëm që sinjalizojnë për gabime shkencore në  plan dhe mungesën e testimeve të sigurisë.

Duke theksuar mungesën e “provave të konfirmuara në mënyrë independente” rrjeti mediatik thotë se vendasit besojnë se eksperimenti po u imponohet për t’u bërë mbi ta.

“Besoj se është kriminale që ne po na imponohet të jemi pjesë e këtij eksperimenti”, tha një rezident gjatë takimit të këshillit të qytezës.