Kompania amerikane me stemën e FSK-së është themeluar në vitin 2003. FSK-ja më 2009-tën

Stema e Ushtrisë së Kosovës, e dizajnuar në vitin 2009 kur ishte themeluar FSK-ja, ngjason me një kompani sigurimesh në Amerikë.

A është e mundur që krijuesit e stemës së Ushtrisë së Kosovës, ta kenë kopjuar dizajnin nga kjo kompani, apo kompania amerikane e ka kopjuar nga FSK-ja, shkruan Ballkani.info.

Krijuesit e stemës së FSK-së, janë Taulant Qerkini dhe Albian Gagica.

Kompania “American Premier Security”, është kompani private e sigurisë në Amerikë e cila operon në Kaliforni.

Kompania amerikane e sigurimit fizik sipas ëeb faqe zyrtare të saj është krijuar në vitin 2003, ndërsa stema e Ushtrisë së Kosovës është dizajnuar në vitin 2009.

Ajo që mbetet e paqartë është nëse kompania amerikane ka funksionuar që nga fillimi me këtë stemë… /Ballkani.info/