Kompania amerikane e pranon se e ka vjedhur stemën e FSK-së. E heqë nga faqja

Kompania amerikane e ka kopjuar stemën e FSK-së dhe jo e kundërta. Në webfaqen e kompanisë tashmë nuk figuron logoja e kopjuar nga Kosova.

Për këtë ka reaguar edhe autori i logos, Albian Gagica.

Nëpërmjet Facebookut ai ka treguar edhe një herë se llogoja e krijuar nga ai është origjinale.

“Kompania ne fjale e heki logon prej websajtit te tyre. Tash a po na besoni? #ligji Kosove mos ki frike se ki djem ne Amerike’, shkruan ai në Facebook.