Kompania amerikane e ka vjedhur logon e FSK-së?

Gazetarit kosovar të Deutsche Welle, Virtyt Gacaferi, i janë dashur më pak se 10 minuta për ta vërtetuar se kompania amerikane e ka kopjuar logon e FSK-së dhe jo e kundërta.

Gacaferi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në webfaqen e vjetër të kompanisë amerikane për siguri, shihet se kjo e fundit e ka përdorur një logo tjetër para kësaj që ngjanë me atë të FSK-së.

“Kompania amerikane është shumë e vogël dhe në webfaqe i ka tre faqe me një fotografi origjinale e tre stock foto. Kjo tregon se ata nuk investojnë në dizajn”, ka thënë Gacaferi.

Postimi i plotë i Gacaferit:

“Mu deshten me pak se 10 minuta hulumtim per me u vertetu se kompania amerikane e ka vjedhe llogon e FSK e jo e kunderta.

Kompania amerikane eshte shume e vogel dhe ne web i ka tri faqe me nje foto origjinale e tri stock foto. Kjo tregon se ata nuk investojne ne dizajn.

Kompania edhepse ekziston qe 15 vjet Webin e ka bo update ne shtator 2017, ndersa ne screan shots to faqes se vjeter shihet nje llogo tjeter.

Albian Gagica nuk osht njeri qe vjedhe llogo apo dicka tjeter. Hulumtoni pak e shihni edhe vet. Boll keq prej mediave qe nuk hulumtojne” (sic.), ka shkruar Gacaferi.

Lexoni edhe: Dizajneri i stemës së FSK-së: Do të kërkojë nga kompania largimin e stemës ose do t’i padis