Komiteti qendror i VMRO-së shkarkon funksionarët partiakë?

Në vazhdën e konsultime brenda-partiake, VMRO-ja sonte ka mbledhur Komitetin Qendror të partisë ku siç flitet jozyrtarisht, mund të ketë edhe shkarkime të tjera dhe heqje kompetencash për disa nga funksionarët e saj. Jozyrtarisht mësohet se VMRO-ja në këtë mbledhje pritet të shkarkojë koordinatorin e grupit parlamentar të partisë Dragan Danev si dhe kryetaren e forumit rinor të gruas në VMRO, Daniella Rangellova. Mbledhja është duke vazhduar edhe në këto momente dhe pritet konfirmimi zyrtar i VMRO-së për vendimet e komitetit.