Nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, parmës një komunikate kanë thënë se marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundoj me njohje nga ana e Serbisë.

Ky komitet ka shkruar se Be duhet monitorojë implementimin e marrëveshje ekzistuese të arritura në Bruksel dhe gjithashtu të kushtëzojë mbështetjen për Serbinë dhe Kosovën bazuar në progresin që është bërë.

Tutje në këtë komunikatë thuhet se përpjekje për ndarje duhet të refuzohen.

“Të gjitha përpjekjet që synojnë ndarjen duhet të refuzohen me vendosmëri. BE’ja duhet gjithashtu të monitorojë implementimin e marrëveshje ekzistuese të arritura në Bruksel dhe gjithashtu të kushtëzojë mbështetjen për Serbinë dhe Kosovën bazuar në progresin që është bërë”, thuhet në qëndrimin e Komitetit të Helsinikit.

“Serbia për ndarjen e Kosovës  ka mbështetjen e fortë të Rusisë. Pozicioni i Shteteve të Bashkuara nuk është i qartë. Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi bashkë në mënyrë kategorike kanë refuzuar çfarëdo ndryshimi të kufijve, përderisa një ide e tillë është kërcënim për integritetin e tyre territorial”, thuhet tutje.

Këtu mund ta gjeni komunikatën e plotë..