Komisionieri Evropian: Heqja e taksës 100% ka qenë një vendim i rëndësishëm

Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi, ka thënë se heqja e taksës 100 për qind e cila ishte vendosur ndaj mallrave që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, ka qenë një vendim me rëndësi të madhe.

Kështu ai ka thënë gjatë një fjalimi para deputetëve në Kuvendin e Kosovës, ku ka shtuar se me këtë vendim Kosova ka mundësuar rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi.

“Heqja e taksës 100 për qind ka qenë një vendim i mirë që BE e ka mirëpritur. Kjo ka mundësuar rivendosjen e dialogut dhe BE e mbështetë këtë proces”.

“Komisioni është gati t’i japë të gjitha informatat për shtetet anëtarë të BE-së. Ne duhet të punojmë me secilin shtet të BE-së që t’i bindim se Kosova i ka përmbushur kushtet për liberalizim vizash”.