akp

Komisioni shqyrton vendimin e Qeverisë, për emërimin e anëtarëve të Bordit të AKP-së

Komisioni për Zhvillim Ekonomik,Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal mban sot mbledhjen e radhës,në të cilën do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjespër Protokollin Shtesë të 5 Marrëveshjeve për Amendimin dhe Aderimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore.

Poashtu në këtë mbledhje prite të bëhet shqyrtimi i vendimit të Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Mbledhja nis në ora 11:00, në sallën N 303 në ndërtesën e Kuvendit.