Komisioni për të Zhdukurit: Eshtrat e gjetur në Reçak nuk janë të njerëzve

Të hënën në Reçak një person ka gjetur disa eshtra dhe rroba në oborrin e tij. Me këtë rast ai ka njoftuar policinë dhe të njëjtit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Mirëpo, nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur kanë thënë për Gazetën Express se nuk bëhet fjalë për eshtra të njerëzve

Pasditen e së hënës, derisa ishte duke gërmuar në oborrin e shtëpisë së tij, një banor i fshatit Reçak kishte hasur në disa eshtra dhe rroba, për të cilat e kishte njoftuar policinë.

Policia dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore kishin dalë në vendin e ngjarjes dhe këta të fundit i kishin marrë eshtrat për obdukim.

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenk Gjetaj, ka thënë se nga analizat e kryera është bërë e ditur se nuk është fjala për eshtra të njerëzve.

“Instituti i Mjekësisë Ligjore i ka kryer analizat e nevojshme dhe ka konstatuar se nuk është fjala për eshtra të njerëzve”, ka thënë Gjetaj.